Ajeti me skuadër të re, rikthehet në Zvicër

Merr fund dilema për të ardhmen e Arlind Ajetit.

Pas ditësh të gjata pritjeje mbrojtësi shqiptar i cili shkëputi me konsensus kontratën me Torinon gjatë kësaj vere, është prezantuar si lojtari më i fundit i skuadrës së Grasshoppers.

 

Arlind Ajeti rikthehet në Superligën zvicerane pas 3 sezonesh pasi në vitet 2011-2015 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Baselit ku edhe është formuar si futbollist.

Me klubin nga qyteti i Zurich, shtatlarti kuqezi ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 2 vite të tjera.

Në kampionatin helvetik tashmë Arlind Ajeti do të sfidojë si kundërshtar vëllain e tij Albian Ajeti i cili është pjesë e Baselit.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*