Ahmeti: Mbrëmë fitoi Kosova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se Qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe partitë e tyre politike demonstruan standarde evropiane në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e votimeve, por edhe në pranimin e vullnetit të sovranit.

Ahmeti ka përgëzuar me të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit në këtë proces kaq të rëndësishëm në kohëra vendimtare për Kosovën dhe rajonin.

“Mbrëmë fitoi Kosova, ndërsa në pritje të rezultateve përfundimtare, uroj të gjithë fituesit e besimit të qytetarëve”, shkruan Ahmeti, në prononcimin e parë për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Republikën e Kosovës./

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*