Agnesa Vuthaj me plot sharm dhe elegancë në fotosesionin e ri

Agnesa Vuthaj me poza në borë!

Agnesa Vuthaj javë më parë u komentua për një lidhje dashurie të mundshme me miliarderin indian Chetan Sandesara por që asgjë nuk rezultoi të jetë e vërtetë pasi që ajo publikoi një status në Instagram duke bërë me dije se ekziston vetëm miqësi dhe biznes mes familjes Sandesara, madje ajo shtoi se është duke lobuar që India ta njoh Kosovën.

34 vjeçja, tashmë ka larguar postimin nga rrjetet sociale dhe është duke vazhduar punën e saj.

Së fundi, ka publikuar imazhe e veshur me fustan ngjyrë të kuqe. Agnesa ka zgjedhur të pozojë në ambient të jashtëm të mbuluar nga bora.

Modelja, ka zgjedhur ngjyrat kuq e zi. Fustanit i ka shtuar një litar me ngjyrë të zezë. Ka vendosur edhe makijazh, flokët brune i ka shndërruar në kaçurrela, ka marrë tri poza në të cilat është shfaqur joshëse.

‘E bekuar, falënderuese dhe e fokusuar’, ka shkruar në fotografi.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*