Adoleshentja vdes pasi ia hapin barkun për t’i vjedhur beben e palindur (Foto)

Një grua është shpallur në kërkim pasi theri për vdekje një adoleshente shtatzënë.

Më pas, ia hapi barkun dhe ia nxori fetusin nga mitra.

Mirian Siqueria e vrau adoleshenten 15-vjeçare, Valissia Fernandez de Jesus për t’i marrë beben.

25-vjeçarja e hodhi më pas fetusin në një kosh dhe u arratis.

Krimi horror ka tronditur Brazilin.

I shoqi i Mirian, Mateus, e gjeti trupin e adoleshentes në një fuçi në oborrin e shtëpisë së tyre.

Mirian Siqueira, që shiste produkte fëmijësh, u kishte thënë familjes dhe miqve se ishte shtatzënë.

Ajo e takoi adoleshenten për një set fotografish, por më pas e vrau.

Bebja, që ishte në muajin e tetë, mendohet se humbi jetën pasi mori një plagë thike në fytyrë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Tahiri: Qeveri gjithëpërfshirëse si mundësi për dalje nga kriza