Abrashi: E faktuar, LDK sot ka ngritje 4%

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ministri në detyrë i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë se e kanë të faktuar që sot Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur për 4%, megjithatë s’ka dhënë ndonjë sqarim shtesë.

“E faktuar. Sot LDK ka ngritje 4%. Vazhdojmë LDK”, ka shkruar Abrashi.

Një shkrim i tillë i Abrashit vjen në ditën kur Vjosa Osmani ka zyrtarizuar marrëveshjen politike me Albin Kurtin, e që si rezultat do jetë kandidimi i saj për presidente.

Osmani është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas mospajtimeve të shumta të cilat rinisen nga prishja e koalicionit me Vetëvendosjen. Ajo tashmë ka krijuar edhe një iniciativë, për të cilën është diskutuar shumë rreth asaj nëse do ta dëmtojë LDK’në ose jo.

https://www.facebook.com/arban.abrashi/posts/3854091981276608

Shpërndaje