Abazi: Thaçi e Veseli kërkuan heqjen e taksës, ja kush e dha idenë për bojkot të produkteve serbe

Që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre të Bosnjës, kishte reagime të shumta dhe vazhdon të ketë.

Bashkimi Evropian e Serbia kërkuan që ajo të hiqet, por që kërkesa për heqjen e saj pati dhe në Kosovë.

Lidhur me këtë se nga kush është vendosur taksa, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, ka thënë shkurt  se taksa është vendosur nga Qeveria.

“Qeveria e ka vendosur taksën. Qeveria e ka marrë vendimin”, ka deklaruar zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se ideja fillestare ka qenë e VV-së dhe shoqërisë civile, derisa Thaçi po tenton të marrë merita për ta.

Image

“Ideja fillestare për taksen dhe bojkotimin e produkteve serbe është e LVV-së dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe është e vendosur ligjërisht nga qeveria e Kosovës. Thaçi e ka kundërshtuar taksën dhe bashkë me Veselin kanë kërkuar që të hiqet. Si çdo herë në mënyrë të turpshme Thaçi tentoi të përvetësojë merita që nuk janë fare të tija sikurse edhe formimin e ushtrisë. Por, kjo gjë nuk ka rëndësi fare sepse qytetarët janë ata që vendosin embargon ndaj produkteve serbe duke mos i blerë ato”, është shprehur ai.

Abazi thotë se Thaçi me vartësit e tij po e përdorin gënjeshtrën, por që ai fajëson dhe Haradinajn që po i mban ata në fuqi për interesa të tij politike.

“Thaçi dhe vartësit e tij janë të pafytyrë dhe e përdorin gënjeshtrën por besoj që bashkëfajtorë është edhe Haradinaj që po i mban në fuqi politike për qëllime dhe interesa të tij dhe partisë së tij. Është paradoksale se këta janë partnerë në koalicion dhe po e shantazhojnë njëri-tjetrin por edhe po e sabotojnë rendin kushtetues e demokratik të vendit”, ka vlerësuar Abazi.

Sipas tij, dilemat do të zgjidhen në zgjedhje, derisa shton dhe Thaçi edhe Haradinaj po frikësohen për të ardhmen e tyre në politikë.

“Këto dilema duhet zgjedhur në proces demokratik prej të cilit po frikësohen edhe Thaçi edhe Haradinaj sepse e dinë se nuk kanë të ardhme në politikë nëse dalin në zgjedhje aty do të marrin përgjigjen e merituar ashtu siç e kanë marrë edhe në zgjedhjet e fundit”, ka deklaruar Haki Abazi./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*