A ndikon Hëna e plotë në mirëqenien tonë fizike dhe mendore?

Te vepra e Shekspirit “Otello”, shërbyesja Emilia i thotë Otellos se Hëna është afruar shumë me Tokën dhe i ka çmendur njerëzit. Ideja se Hëna e plotë mund të nxisë emocione, të provokojë sjellje të çuditshme dhe madje të shkaktojë sëmundje fizike nuk është e pranishme vetëm në letërsi

Në fakt, është një besim i mbajtur fort, edhe në ditët e sotme. Që në vitin 400 para Lindjes së Krishtit, mjekët dhe filozofët fajësuan hënën për ndryshimet e sjelljes.

Fjala “lunatic” (person me probleme të shëndetit mendor) lindi nga ideja se ndryshimet mendore kishin të bënin me ciklin e hënës.

Hëna e plotë dhe gjumi

Kur hëna është e plotë dhe e ndritshme, kjo mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj. Në një studim të vitit 2014, ekspertët vunë re se gjatë hënës së plotë njerëzit kishin gjumë më pak të thellë. Po kështu, duhej më shumë kohë që truri të kalonte në fazën e gjumit. Një studim i vitit 2015 zbuloi se hëna e plotë mund të ndikojë ndryshe te meshkujt dhe femrat.

Femrat flenë më pak kur hëna është e plotë, ndërsa për meshkujt është e kundërta.

Megjithatë, jo të gjithë studimet bien dakord me idenë se ciklet hënore ndikojnë te gjumi. Vëzhgime të tjera nuk kanë gjetur ndonjë lidhje të fortë.

Hëna e plotë dhe sistemi kardiovaskular

Kur hëna i afrohet Tokës, tërheqja gravitacionale ndryshon dhe ndodhin batica të larta. Shkencëtarët janë mundur të zbulojnë nëse ndryshimi i tërheqjes gravitacionale mund të ndikojë të reagimin e lëngjeve brenda trupit. Mund të ndikojë te presioni i gjakut?

Në një studim të vitit 2013 në lidhje me disa studentë meshkuj, studiuesit matën efektet e ndryshimit të cikleve hënore në sistemet kardiovaskulare të pjesëmarrësve. Në këtë studim, ekspertët arritën në përfundimin se njerëzit ishin më efikas fizikisht gjatë hënave të plota.

Sidoqoftë, ky studim bie ndesh disi me hulumtimet e tjera – duke përfshirë një studim të vitit 2020 për atletët meshkuj i cili nuk gjeti ndonjë ndryshim të rëndësishëm në performancën atletike gjatë fazave të ndryshme të hënës.

Shpërndaje

Comments are closed.