“A ju kam munguar?”, Enca rikthehet me poza të ‘nxehta’

Artistja e shumëpërfolur si gjithmonë, Enca Haxhia është rikthyer në rrjete sociale, pas një pauze të shkurtër.

Këngëtarja ka postuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, ku shihet se është në një veshje provokuese duke pyetur të gjithë, “ A ju kam munguar?”.

Në këtë foto, Enca shihet e veshur me kostum rrjetë, teksa gjendej në ujë, kurse të shumta ishin komentet që mori nga fansat.

Enca ështe si çdo herë në krye të titujve të medieve rozë me pamjen e saj joshëse dhe me veshje të pakta.

Nuk dihet ende nëse pas kësaj fotografie fshihen ‘sinjale’ për një projekt të ri muzikor, të cilin fansat e këngëtares e presin me padurim, ashtu sikurse këngët e tjera.

Kujtojmë se bashkëpunimi i saj i fundit është me Don Xhoni që quhet “Break Down”, i cili ka mbledhur miliona klikime për një muaj.

Shpërndaje

Comments are closed.