A e përforcon lindja natyrale lidhjen mes nënës dhe fëmijës ?

“Kur nëna bën lindje natyrale, lidhja me fëmijën e sapolindur është më e fortë. Kjo është zbuluar nga një grup studiuesish nga “Child Study Centre” në Universitetin “Yale” të Konektikatit (SHBA)”

Këtë tekst ma dërgoi një nanë e cila po pret të lind dhe është e shqetësuar nëse do të ketë lidhje emocionale me fëmijën, pasi që lindja e saj e parë pritet të jetë me prerje cezariane.

E kam thënë edhe njëherë dhe do vazhdoj ta them gjithmonë, nuk ka lidhje më të fortë e më të zbehtë mes nanës dhe fëmijës, përvec në rastet kur nana mund të mos jetë e aftë për arsye shëndetësore të përjetoj emocionet e amësisë.

Jo gjithcka që shkruhet në google dhe i vihet mbishkrimi studim del të jetë e saktë, për mua është e pakuptimtë të shoh njerëz që flasin për “zbulime” përmes të cilave vihet në pikëpyetje lidhja e nanës me fëmijën varësisht nga mënyra se si ka lindur.

Nana të don që në momentin kur të planifikon, prej atëherë kur dëgjon të rrahurat e zemrës, prej atëherë kur ndjen goditjet e para e shumë më herët se të takoj.

Takimi është shpërthimi më i madh i emocioneve dhe ndjenjave të dashurisë e lumturisë për secilën nanë pa marrë paraysh se a ka qenë lindja me prerje cezariane apo vaginale.

Lindja vaginale është e preferuar për shumë arsye të tjera shëndetësore, por nëse ka indikacione shëndetësore për të lindur me prerje cezariane harrojeni se kjo mund të ndikojë në lidhshmërinë emocionale mes nanës dhe fëmijës.

Përndryshe ne do të duhej ta vëmë pikëpyetje të gjithë dashurinë e babës që nuk e mban në bark dhe nuk hyn në asnjë proces të lindjes, prandaj të mos diskutojmë gjëra të panevojshme e të mos i preukupojmë shtatzënat kot.

Me dashuri, Razija

Shpërndaje

Comments are closed.