A aderoi në AAK? Milaim Zeka flet për takimin me Daut Haradinajn e Bajram Hasanin

Milaim Zeka ka zhvilluar sot një takim me Daut Haradinajn dhe Bajram Hasanin, ish-ministër i Tregtisë.

Ky i fundit me postimin në Facebook ngriti dyshime se Zeka i është bashkuar AAK-së, duke shkruar “diçka po zihet” në fotografinë e postuar.

Mirëpo një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur.

Kjo, pasi edhe Milaim Zeka ka publikuar fotografinë nga takimi i sotëm, mirëpo që nuk ka përmendur ndonjë aderim të mundshëm.

“Sot ne dreke me njerin nga veprimtaret e vjeter te çeshtjes kombetare, Ekrem Jashari, me Gjeneral Daut Haradinaj, dhe ish Ministri, Bajram Hasani”, ka shkruajtur Zeka.

Shpërndaje