8 fakte interesante mbi Albert Ajnshtajnin

Albert Ajnshtajn, ishte një fizikant me origjinë gjermane i cili zhvilloi teoritë e veçanta dhe të përgjithshme të relativitetit, duke fituar çmimin Nobel për Fizikë me 1921. Ajnshtajni në përgjithësi konsiderohet si fizikanti më me ndikim i shekullit të 20-të, transmeton Gazeta Metro.


Këto janë disa nga faktet më interesante rreth gjeniut fizikant:

1. Familja e Ajnshtajnit shqetësohej për të kur ai ishte fëmijë.
Kur Ajnshtajni lindi me 14 mars 1879, prindërit e tij kishin se frikë se ai kishte deformitete pasi koka e tij ishte shumë e madhe. Mjeku nuk ishte i shqetësuar dhe brenda pak javësh, koka e tij u formua normalisht. Më vonë prindërit e tij menduan se ai ka ndonjë problem mendor, pasi ai nuk fliste derisa ishte 4 vjeç. Ai e theu heshtjen e tij një natë në darkë duke thënë: ”Supa është shumë e nxehtë”. Kur prindërit e tij e pyetën pse nuk kishte folur më parë, Ajsnshtajni u përgjigj: ”Sepse deri tani gjithçka ishte në rregull”. Ai më pas fliste pa pushim derisa ishte 9 vjeç, duke praktikuar fjali në kokën e tij.

2. Ai kishte një vajzë jashtëmartesore
Para se Ajnshtajni të martohej me gruan e tij të parë, Mileva, ata zbuluan se ajo ishte shtatzënë. Ata ishin shumë të varfër për tu martua dhe kështu Mileva u kthye në familjen e saj dhe lindi një vajzë të quajtur Lieserl. Ajnshtajni dhe Mileva e mbajtën sekret ekzistencës e fëmijës dhe nuk dihet se çfarë i ndodhi vajzës ose nëse Ajnshtajn e kishte parë ndonjëherë atë. Shumica besojnë se Lieserl ose vdiq nga ethet ose u dha për birësim gjersa ishte ende fëmijë.

3.Ai krijoi rregulla strikte për gruan e tij të parë.
Ajnshtajni propozoi një ”kontratë” sipas së cilës ata mund të vazhdojnë të jetojnë së bashku. Kushtet e tij ishin këto:
Duhet të siguroheni që:
rrobat e mia të mbahen në rregull
që do të ha tre vaktet e mia rregullisht, në dhomën time
që dhoma e gjumit dhe vendi i punës time të mbahen mirë, dhe veçanërisht tavolina ime e punës
do ndaloni së foluri me mua nëse unë kërkoj.
Gruaja e tij pranoi kushtet e tij, por ata u ndanë.

4.Ai kurrë nuk shpenzoi paratë e tij që fitoi nga çmimi Nobel
Ajnshtajni u divorcua nga gruaja e tij e parë, Mileva, me 14 shkurt 1919. Si pjesë e zgjidhjes së divorcit të tyre, ai vendosi që paratë e çmimit Nobel të lihen për djemtë e tij.

5.Kishte një kujtesë të tmerrshme
Kujtesa e Ajnshtajnit ishte jashtëzakonisht e dobët. Ai nuk ishte në gjendje të kujtone datat dhe nuk mund të mbante mend numrin e telefonit. Si student, një nga mësuesit e tij pretendoi se ai kishte një memori si një sitë. Njëherë kur po udhëtonin me tren, konduktori u afrua të marr biletën. Ajnshtajni filloi të kërkonte në xhepat e tij, por ai e njohu atë dhe tha që mund të hipte falas.

6. Atij iu ofrua që të bëhej president i Izraelit, por refuzoi

Menjëherë pas vdekjes së presidentit të parë të Izraelit, Chaim Weizmann, Ajnshtajnit iu kërkua të bëhej presidenti i dytë i Izraelit. Ai nuk pranoi, duke thënë se ishte shumë i moshuar për atë, dhe se i mungonte aftësia natyrore dhe përvoja për tu marrë si duhet me njerëzit. Në atë kohë ai ishte 73 vjeç.

7. Trupi i tij u dogj…përveç trurit të tij
Pas kryerjes së një autopsie në trupin e Ajnshtajnit, patologu Thomas Harvey mbajti trurin e tij. Përkundër shkeljes së dëshirave të gjeniut, Harvey bindi edhe djalin e tij që ta linte ta mbante trurin e tij për studime të mëtejshme.

8. Fjalët e tij të fundit nuk mundeshin të përktheheshin
Ajnshtajni vdiq në gjumë, gjatë kohës që ishte në Spitalin Princeton me 18 prill 1955. Ai pësoi një aneurizëm të këputur dhe refuzoi trajtimin kirurgjikal. Ai tha, ”unë do të shkoj kur të dua. është e pakuptimtë të zgjasësh jetën artificialisht. Unë kam bërë pjesën time, është koha për të shkuar, dhe do ta bëj këtë gjë me elegancë”. Para se të vdiste, ai i tha disa fjalë infermieres, por ai foli në gjermanisht dhe infermierja nuk arriti ta kuptojë.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.