1700 raste të dhunës në familje brenda vitit

Dhuna në familje mbetet dukuri mjaft e shfaqur jo vetëm në Kosovë por edhe në botë. Vetëm në këtë vit në Kosovë janë raportuar 1700 raste të dhunës në familje.

 Kështu u tha në konferencën e organizuar nga OSBE-ja ku u prezantuan rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë, në prag të 25 nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”.

Shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Jan Braathu tha se dhuna në familje nuk është dukuri që është prezente vetëm në Kosovë por në gjithë botën. Sipas tij ky raport tregon se 2 përqind e grave kanë raportuar për dhunën nga partnerët ndërsa një e treta grua është ndier e  informuar mirë për shërbimet që i kanë në dispozicion.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se shoqëria kosovare duhet të jetë e vetëdijshme që emancipimi dhe fuqizimi i gruas është fuqizim dhe emancipim për gjithë shoqërinë tonë. Sipas tij Kosova ka bërë hapa të mëdhenj për avancimin  e  gruas në shoqëri dhe se ky është vetëm fillimi. Ka ende hapa për të bërë në avancimin e gruas.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se dhuna në familje është fenomen global dhe është i vështirë si dukuri të luftohet.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*