15 të vdekur, 7 në gjendje të rëndë nga aksidenti në Maqedoni

Shtatë nga të lënduarit në aksidentin e djeshëm nga i cili mbetën të vdekur 15 persona, akoma janë në gjendje kritike, por stabile, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka vizituar sot të lënduarit nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup-Tetovë. Ai ka treguar se shtatë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

“Katër nga të lënduarit që ndodhen për kurim në spitalin “8 Shtatori” dhe tre nga të lënduarit në Qendrën e Urgjencës në Shkup janë edhe më tej në gjendje të rëndë, por stabile. Mjekët po bëjnë përpjekjet maksimale që t’ju ofrojnë kujdesin më të mire të mundshëm mjekësorë dhe bëjnë çmos që të shpëtojnë jetën të lënduarve”, deklaroi Filipçe, i cili sot herët vizitoi të lënduarit që janë shtrirë për kurim në spitalin “8 shtatori”.

Lexo më shumë në:

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*