​Real Madridi zyrtarizon blerjen e parë për sezonin tjetër

Klubi madrilen ka nisur qysh tash të mendojë për edicionin e ri.

Pasi kanë mbetur jashtë çdo objektivi që kishin në fillim të stinorit, te Real Madridi po punojnë për të krijuar një ekip më të fortë për sezonin e ardhshëm.Rikthimi i Zinedine Zidane në stol, ka kthyer shpresën se Reali do t’i kthehet sukseseve që ka pasur me francezin gjatë tre viteve të shkuara.
Në një komunikatë zyrtare, klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Porton për blerjen e mbrojtësit Eder Militao. 21-vjeçari brazilian ka nënshkruar kontratë për gjashtë vite me Realin, teksa klubi portugez do të përfitojë 50 milionë euro nga shitja e tij.
Militao do t’i bashkohet Real Madridit me të përfunduar ky sezon./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*