​Në Prizren arrestohen 11 persona që nuk respektuan kufizimin e lëvizjes

11 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në Prizren, për shkak të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, në rrugën ”Adem Jashari”, në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët ishin ndaluar pasi kishin lëvizur jashtë orarit për lëvizje, njëri prej të dyshuarve e kishte kanosur njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor gjatë arrestimit të të dyshuarit tjetër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nga njësiti policor ishin ndaluar pasi kishin lëvizur jashtë orarit për lëvizje lidhur me vendimin e qeverisë për shkak të virusit Covid 19. Njëri prej të dyshuarve e kishte kanosë njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor që ta arrestonin të dyshuarin tjetër dhe kishte incizuar me telefon. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar ë mbajtje”, thuhet në njoftim të PK-së.

Ndërsa 5 personat e tjerë janë arrestuar pasi kishin lëvizur jashtë orarit të lëvizjes dhe pas intervistimit rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje

Comments are closed.