​Ndërpriten operacionet e kërkim shpëtimit në Thumanë, nuk ka më persona nën rrënoja

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 4 të mëngjesit të kësaj të enjteje janë nxjerrë nga rrënojat edhe tre trupa të pajetë në Thumanë, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 37.

Gjithashtu sipas ministrisë në Thumanë është ndërprerë edhe operacioni i kërkim shpëtimit, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Ndërkohë operacioni vijon në Durrës por nuk ka asnjë informacion zyrtar sa persona ndodhen nën rrënoja.  Tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 përveç viktimave dhe të zhdukurve ka shkaktuar dhe plagosjen e mbi 650 personave.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*