​Limaj: S’do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rrëmbimit të veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti.

Limaj vlerëson se Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë, i cili qysh në vitin 1981 e arsyetoi kërkesën tonë për Republikë si kërkesë e drejtë dhe legjitime.

“Me kontributin e tij prej atdhetari, politikani, filozofi e profesori universitar Ukshin Hoti, frymëzoi breza të tërë në rrugën tonë të drejtë për liri e pavarësi”, shkruan Limaj në Facebook.

Limaj zotohet se institucionet e vendit nuk do të ndalen së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve të tjerë, ndërsa ka theksuar se do të kërkojnë  edhe hetim dhe ndëshkim ligjor për kryerësit dhe urdhërdhënësit e gjenocidit mbi qytetarët e Kosovës./parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*