​Këshilli Evropian miraton pakon e ndihmave për Kosovën dhe Shqipërinë

Këshilli Evropian miratoi një paketë ndihme prej tre miliardë eurosh për të mbështetur vendet kandidate të BE dhe fqinjët në Partneritetin Lindor dhe Jug, të propozuar më parë nga Komisioni Evropian, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Paratë nga i ashtuquajturi “Instrumenti i Financimit të Shpejtë” janë të destinuara për ekonomitë e dhjetë vendeve, me qëllim që t’i ndihmojnë ata të përballen me pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19.

Ndihma financiare do të ofrohet në formën e huave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në kushte të favorshme.

100 milionë euro janë ndarë për Kosovën, 60 milionë euro për Malin e Zi, 160 milionë euro për Maqedoninë Veriore, 250 milionë për BeH dhe 180 milionë euro për Shqipërinë.

Paratë janë planifikuar gjithashtu të ndihmojnë edhe shtete tjera, kështu që 150 milionë euro janë të destinuara për Gjeorgjinë, 200 milionë për Jordaninë, 100 milion për Moldavinë, 600 milionë për Tunizinë dhe 1.2 miliard euro për Ukrainën.

Ndihma e BE nga ky program do t’u shërbejë vendeve që e kanë pranuar të mbulojnë kërkesat shtesë financiare që u krijuan për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, dhe ai do të jetë në dispozicion të tyre në 12 muajt e ardhshëm.

“Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për drejtimin e burimeve për mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike të pandemisë”, thonë në Këshillin Evropian.

Shpërndaje

Comments are closed.