​Aksident i rëndë në rrugën Komoran-Carralevë, humb jetën 28-vjeçarja

Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran-Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën këmbësorja Xh. A., 28-vjeç, e cila nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z , 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.