Chelsea zgjeron Stamford Bridge

Chelsea zgjeron Stamford Bridge
12.01.2017 | 10:17
Chelsea ka fituar lejen për të vazhduar me planin për rritjen kapaciteti të ulëseve të Stamford Bridge në 60.000, njofton Klan Kosova.

Kjo është vlerësuar si një ditë historike për klubin, megjithatë kanë mbetur edhe disa hapa, derisa komuna të aprovojë planet.

Zgjerimi I stadiumit do të marrë tri vjet kohë dhe pos zgjerimit të ulëseve, do të ketë ndërtime edhe të shitoreve të klubit, restoranteve, muzeve dhe kafeneve të ndryshme.

Zgjerimi besohet se do të kushtojë rreth 500 milionë euro dhe pritet të përfundohet në 2021-22.


 
List of videos