Zeka: Dikush nga Prishtina ka njoftuar Aeroportin e Baselit se Haradinaj është duke zbritur aty

Zeka: Dikush nga Prishtina ka njoftuar Aeroportin e Baselit se Haradinaj është duke zbritur aty
11.01.2017 | 19:53
Gazetari Milaim Zeka ka thënë se në bazë të informacioneve që posedon, dikush nga Prishtina kishte telefonuar Aeroportin e Baselit se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me familjen e tij ishte duke zbritur në territorin e tyre.

‘’Para se me ateru aeroplani, sipas shërbimeve dhe informacioneve që I kemi nga Brukseli, dikush nga Prishtina ka telefonuar në aeroportin e Baselit ku thuhet se një njeri tepër i rrezikshëm është duke zbritur në territorin tuaj’’, ka deklaruar Zeka.

Sipas Zekës, kjo telefonatë ka ndikuar deri tek devijimi i aeroplanit sic e ka quajtur ai, pasi Haradinaj me familje kanë pritur që të zbrisnin në territorin e Zvicrës.

Haradinaj ishte arrestuar të mërkurën e javës së kaluar, sipas një urdhër-arresti të Serbisë./Parrotlla.net/

List of videos