Të paktën 22 të lënduar gjatë përplasjes së dy trenave në Novi Sad

Të paktën 22 të lënduar gjatë përplasjes së dy trenave në Novi Sad
12.01.2017 | 09:43
Të paktën 22 persona janë lënduar mbrëmë gjatë përplasjes së një treni të udhëtarëve dhe transportues në afërsi të qytetit serb Novi Sad, njofton Tanjug.

Sipas drejtorit të ndërmarrjes hekurudhore “Srbijavoz”, Jugosllav Joviq, gjatë aksidentit rëndë janë lënduar katër persona, ndërsa 18 të tjerët kanë kaluar me lëndime më të lehta.

“Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, por tani për tani nuk kemi informata se sa prej tyre do të mbahen në mjekim spitalor”, tha Joviq.

Sipas burimeve në Ministrinë serbe të Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, aksidenti ka ndodhur kur treni i udhëtarëve, që ka qarkulluar në relacionin Novi Sad – Sombor, është përplasur në vagonin e fundit nga kompozicioni transportues që ka lëvizur para tij.

Gjatë përplasjes treni i udhëtarëve ka lëvizur me shpejtësi prej 15 kilometrave në orë.

Tani për tani nuk janë bërë të ditura arsyet për përplasjen, se si dhe pse të dy trenat kanë lëvizur në të njejtin binar. 

 

List of videos