Shefqet Dibrani tregon se si erdhi përçarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Shefqet Dibrani tregon se si erdhi përçarja e Lidhjes Demokratike  të Kosovës
03.11.2016 | 13:45
Te martën e kaluar në emisionin Parrotlla ishte I ftuar Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Shefqet Dibrani. Ai jeton dhe vepron në Zvicër që nga viti 1984.

Ai tregon se si  dolën në skenë personalitete të reja të cilat i dhanë një krisje kësaj partie.

Dibrani flet gjithashtu edhe për organizimin e Levizjes Popullore të Kosovës dhe disa veprimtarive te tjera.

 Në emision trajtohen disa problematika si dhe dalin në pah disa  informacione të reja në lidhje me relacionet mes ish-kryeministrit Bukoshi dhe strukturave të LDK-së në atë kohë, veçanërisht për marrëdhëniet mes Bukoshit dhe Rugovës.

Shefqet Dibrani ka theksuar se Bukoshi ka qenë njëopozitëkundër  Ibrahim Rugovës dhe me të janë lidhur të gjitha institucionet shtetërore, duke tkurrur gjithashtu edhe buxhetin e këtyre institucioneve.

I pyetyr nga gazetari Milaim Zeka në lidhje me këtë qeveri se ne disa raste Bukoshi nuk ja ka paguar biletat Ibrahim Rugovës në udhëtimet që ka kryer jashtë shtetit, Dibrani është përgjigjur se kjo gjë ka ndodhur shumë herë dhe nje rast i tillë ka ndodhur kur Rugova në atë kohë ka udhëtuar drejt Amerikës dhe Bukoshi nuk ka marë përsipër asnjë nga shpenzimet e udhëtimit.

Ai ka treguar se ka patur plot raste që ish-kryeministri Bukoshi nuk ka financuar biletat apo qëndrimet e Ibrhaim Rugovës në hotele.

“Kjo është më se e vërtetë. Tri herë në Zvicër ka ndodhë kjo, katër herë në Gjermani dhe vende të tjera. Bizneset dhe biznesmenët e ndryshëm janë solidarizuar, duke ia mundësuar Rugovës udhëtimet. Dhe këto  udhëtime janë penguar kryesisht kur ka shkuar për Amerikë.”

Shefqet Dibrani ka folur gjithashtu edhe për publikimin e librit të tij të cilin e ka shkruar në kohën kur është zgjedhur president i kosovës Fatmir Sejdiu i cili mori shkas për ta shkruar, nga një letër e këshilltarit Ibrahim Berisha, Ai ka dashur ta bej publike atë letër por nuk u bë e mundur. /Parrotlla.net/

 
List of videos