Pushohen nga puna drejtoresha dhe zv. drejtori i shkollës, Vetëvendosja punëson anëtarët e vet

Pushohen nga puna drejtoresha dhe zv. drejtori i shkollës, Vetëvendosja punëson anëtarët e vet
14.10.2016 | 11:02
Jo të pakta janë rastet ku në institucionet shtetërore janë të përfshira gjithmonë nga politika.

Rasti i fundit që do të bëhet i ditur në emisionin "Pa Rrotlla", i cili transmetohet çdo të martë në RTK, duke filluar nga ora 22:00, do të nxjerrë në pah, një padrejtësi të bërë ndaj dy akademikëve të arsimit. Kumrije Sahitaj, drejtoreshë e shkollës fillore “Faik Konica”, bashkë me Safet Kamberin, zv.drejtorin e shkollës “Xhemal Mustafa”, i janë drejtuar emisionit Parrotlla për të bërë publik rastin e tyre.  

Safet Kamberi bën me dije se ka faktuar të dhëna, të cilat i ka rrëfyer në redaksinë tonë. Në pozita të drejtorit dhe zëvendsdrejtorit të Komunës së Prishtinës janë caktuar: Kryetar dege të LVV, anëtarë të familjes së ngushtë të udheheqësve të LVV dhe Kandidatë të përzgjedhur, që nuk kanë asnjë lloj trajnimi arsimor:

 Samire Bllaca-Balaj-pa trajnim, anëtare e LVV  

Gjyle Balaj-pa trajnim, anëtare e LVV 

Njazi Ukshini-pa trajnim, Kryetarë i nëndegës së LVV 

Vjollca Cikaqi-pa trajnim, familiare e Albulena Haxhiut,deputet e LVV në Kuvendin e Kosovës

 Adrianë Makolli- Sadiku, bashkëshorti i saj është militant i LVV 

Xhevat Rafuna-së fundmi i është bashkuar LVV  

Shkurta Krasniqi-anëtare e LVV  

 Ata kanë bërë disa ankesa në disa prej institucioneve shetërore si: Ministria e Arsimit, Inspeksionit të Punës si dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, por asgjë nuk ka rezultuar me një zgjidhje. Kumrije Sahitaj thotë se disa herë i është drejtuar drejtoreshës së arsimit, Arbërie Nagavci, por nuk i është dhënë asnjë shpjegim se cila është arsyeja pse është larguar nga puna.                                  

 Ajo ende nuk i ka dorëzuar çelësat e zyrës me shpresën se një ditë do të kthehet sërish në vendin e saj të punës, trasmeton parrotlla.  

E ndërsa Safeti thotë se i është drejtuar personalisht kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe se ai e kishte injoruar në një mënyrë mjaft të ulët. Ata mendojnë se këto raste janë të inskenuara politikisht. Ata do ta çojnë rastin deri në gjykatën e lartë, në qoftë se ky problem nuk ka zgjidhje, shkruan parrotlla.net .

List of videos