Pse ish-kryeministri Bujar Bukoshi nuk përkrahte ish-presidentin Rugova? (VIDEO)

Pse ish-kryeministri Bujar Bukoshi nuk përkrahte ish-presidentin Rugova? (VIDEO)
31.10.2016 | 10:40
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Zvicër, Shefqet Dibrani në emisionin “Pa Rrotlla” ka folur për Qeverinë Bukoshi, i cili ka nxjerrë disa informacione të reja në lidhje me relacionet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Zvicër, Shefqet Dibrani në emisionin “Pa Rrotlla” ka folur për Qeverinë Bukoshi, i cili ka nxjerrë disa informacione të reja në lidhje me relacionet mes ish-kryeministrit Bukoshi dhe strukturave të LDK-së atë kohë, veçanërisht për marrëdhëniet mes Bukoshit dhe Rugovës.

Dibrani ka theksuar se  Bukoshi ka qenë njëfarë “opozite” brenda vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Milaim Zeka  ai ka treguar se ka patur plot raste që ish-kryeministri Bukoshi nuk ka financuar biletat apo qëndrimet e Ibrhaim Rugovës në hotele.

“Kjo është më se e vërtetë. Tri herë në Zvicër ka ndodhë kjo, katër here në Gjermani dhe vende të tjera. Bizneset dhe biznesmenët e ndryshëm janë solidarizuar, duke i’a mundësuar Rugovës udhëtimet. Dhe këto  udhëtime janë penguar kryesisht kur ka shkuar për Amerikë.”, ka nënvizuar Dibrani gjatë një interviste dhënë për emisionin “Pa Rrotlla”.

https://www.youtube.com/watch?v=YIiIvJ7c9JY&feature=youtu.be  
List of videos