Biznesmenë nga Gjermania në Parrotlla tregojnë për investimet e tyre në Kosovë

Biznesmenë nga Gjermania në Parrotlla tregojnë për investimet e tyre në Kosovë
24.10.2016 | 12:19
Intervistat e ditës së martë në emisionin Parrotlla nisin me Dirk Koster, biznesmen nga Gjermania, Albert Hashimi, biznesmen nga Gjermania, Nexhmedin Veliu, sekretar i përgjithshëm i Unionit të Biznesit në Gjermani dhe me gazetaren Diana Toska.

Pronari i kompanisë ‘’Timberland Capital AG’’, Dirk Koster ka folur rreth biznesit të tij dhe synimeve të tij që të investojë në Kosovë.

Ndërsa Albert Hashimi, kosovari i cili që prej 24 vitesh jeton në Gjermani, kohëve të fundit në bashkëpunim me kompaninë “Timberland Capital AG” ka sjellë investime dhe projekte te reja në vendlindjen e tij.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i Unionit të Biznesit në Gjermani,  Nexhmedin Veliu ka treguar për invesimet, duke thënë se projektet po dalin mjaft të suksesshme në Kosovë ndryshe nga  sa ishte pritur.

Po ashtu, gazetarja Diana Toska ka treguar për peripecitë e saj të punës si gazetare, fillimisht  në Radiotelevizionin e Prishtinës, më pas edhe punësimin e saj në televizionin e Shkupit.

Intervistat e plota do të mund t’i ndiqni të martën, duke filluar prej orës  22:00 në Radiotelevizionin e Kosovës-RTK1./Parrotlla.net/

List of videos